“Po shkojmë drejt humnerës”/ Salianji i bën thirrje Berishës: Dil në garë!

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji i ka bërë thirrje kreut të kësaj partie, Sali Berisha, duke e sfiduar të dalë në zgjedhje. Në një takim me mbështetësit e tij në Kukës, ai u shpreh se, shqiptarët kanë kuptuar që të mundet autoritarizmi i qeverisë, duhet të mundet autokratët e opozitës.

“Kemi nga viti 2013 që me të njëjtët drejtues po humbim në çdo palë zgjedhje sepse nuk duan të heqin karriget e veta. Me ne demokratët, atyre që janë në pushtet u ka hasur sharra në gozhdë sepse nuk po u ecin më mashtrimet. A i vjen turp atyre që në këtë mënyrë të gënjejnë çdo ditë shqiptarët.

Kam një thirrje të sinqertë për drejtuesit dhe zotin Berisha, dil dhe përballu në garë. Jepu mundësinë demokratëve të shprehen e votojnë. Shqiptarët kanë kuptuar një gjë, që të mundet autoritarizmi i qeverisë, duhet të mundet autokratët e opozitës, nuk mund ta lënë që PD të shkatërrohet”,– tha Salianji.

“PD po shkon drejt një humnere që nëse nuk veprojmë, do ta tregojnë zgjedhjet e ardhshme. Pas kuintave edhe ata të PD brenda, thonë se me Sali Berishën nuk vijmë dot në pushtet. E thonë dhe ata që janë drejtues.

Por nuk kanë minimumin e përgjegjësisë, se kjo gjë duhet thënë që mos të turpërohet më Berisha por dhe demokratë. U dha se do të bashkojnë partinë, u tha se do të hiqen non-grata, por zvarritje dhe gënjeshtra. U tha se do të ndihmoheshin çiftet e reja, por asgjë s’u bë. Programi i prezantuar ishte steril, i plakur dhe pa vizion”, – tha ai. /LAPSI.al

The post “Po shkojmë drejt humnerës”/ Salianji i bën thirrje Berishës: Dil në garë! appeared first on Lapsi.al.