Hezbollahu paraqet 5 kushte për paqe pas armëpushimit me Izraelin

Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut ka renditur atë që ai mendon se duhet të ndodhë pas armëpushimit Izrael-Liban. Në një deklaratë të ndarë, Naim Qassem dha kushtet që donte të shihte si pjesë të një marrëveshjeje paqeje me Izraelin.

Kushtet:

Një ndërprerje të përhershme të agresionit në të gjithë Libanin nga ajri, toka dhe deti;

Tërheqje të forcave izraelite nga territoret e pushtuara deri në kufij;

Kthimin e banorëve në fshatrat dhe qytetet e tyre deri në kufi;

Rindërtim me mbështetje arabe dhe ndërkombëtare dhe përgjegjësi kombëtare.

Sekretari i përgjithshëm shtoi se Hezbollahu, ishte plotësisht i hapur për nivelin më të lartë të bashkëpunimit me autoritetet libaneze dhe ishte i përqendruar në kthimin e një faqeje të re.

The post Hezbollahu paraqet 5 kushte për paqe pas armëpushimit me Izraelin appeared first on Lapsi.al.