Mbrojtja që i bëri sot Xhafajt, tregoi se lidhjet e tyre janë të thella –

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga kryedemokrati Sali Berisha për ish-ministrin Fatmir Xhafajt. Duke iu referuar rastit të zjarrit te pallati afër QSUT, Berisha tha se lejen e ndërtimit se dha Xhafaj, por Rama dhe Veliaj.

Ndërkohë në një reagim në ‘Facebook’ Salianji thekon se kjo deklaratë tregon lidhjen e vërtetë që Berisha ka me ish-ministrin.

Postimi

Mbrojtja që Sali Berisha i bëri sot Fatmir Xhafajt nxori në dritë atë që shumëkush e dyshonte prej kohësh: lidhjet e tyre janë të vërteta dhe të thella.

Përgjegjësit kryesorë për korrupsionin dhe pallatet pa standard janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Por të shmangësh rolin e Xhafajt nuk është thjesht devijim dhe tymnajë, por është mbrojtje e qëllimshme.

Faktet janë aty:

– firma e Xhafajt si ministër i Brendshëm për dakordësinë e projekteve tek pallatet e Lilos, tek ish-policia bashkiake

– pallatet e Lilos në gjysmën e Tiranës

– dhe mbi të gjitha: dhëndri i Xhafajt që jepte lejet e ndërtimit si drejtor në bashki!

Sot, pavarësisht se në shkelje të ligjit ai përfituar nga “Lubia” licenca për park energjetik, PD hesht, ashtu siç hesht për mosnisjen e hetimit pasuror ndaj Xhafajt në zbatim të ligjit antimafia apo siç i bashkohet në nismat për kontrollin punëtor-fshatar nëpër gjykata! Ashtu sic heshten dhe rrudhën buzët kur denoncoja katet pa leje para pallateve!

Kjo nuk është rastësi.

Kjo është skemë.

Disa përpiqen ta justifikojnë: “e mbron Xhafajn se kanë qenë bashkë në Partinë e Punës.”

Jo miq, kjo është shumë më e thellë.

Mbrojtja vjen nga bashkëpunimi me të njëjtët biznesmenë që ushqejnë dy autokratët:

– Ramën në qeveri

– Berishën në opozitë

Prandaj nuk kërkohet hetim pasuror për Xhafajn sipas ligjit antimafia.

Prandaj heshtet për licencat me panele diellore dhe përfitimet direkte.

Prandaj sulmohet kushdo që prek këtë rrjet e mesa duket prandaj Berisha shpif sikur une kam dashur te vras Xhafaj!

E vërteta është e thjeshtë dhe e hidhur:

Sali Berisha nuk është alternativë për ndryshim pushteti, por fytyra tjetër e të njëjtës medalje!

Është mekanizëm mbajtjeje në pushtet për Edi Ramën.

Dhe për këtë arsye, beteja është e dyfishtë:

të rrëzojmë autokratin në qeveri

të largojmë uzurpatorin në opozitë

Pa pastruar opozitën, nuk mund të fitohet Shqipëria.

Partia Demokratike ka nevojë për ndryshim, Shqipëria ka nevojë për ndryshim! Boll më!