Fshehu 8 kg drogë në një banesë të braktisur, arrestohet 30-vjeçari në Durrës –

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës, pasi akuzohet për posedim të lëndëve narkotike.

Sipas Policisë në pranga është vënë shtetasi -E. K., 30 vjeç, i cili dyshohet se kishte fshehur një sasi droge në një banesë të pabanuar afër banesës së tij, në lagjen nr. 8, Durrës.

I riu është  kapur në flagrancë në momentin që po tentonte të merrte lëndën narkotike.

Lënda e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë 8 kilogramë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.