Luajti në Europian me Shqipërinë, ish-mesfushori emërohet si trajner në Superligën zvicerane –

Migjen Basha është zyrtarizuar sot si trajner i përkohshëm, bashkë me Markus Neumajr, te klubi i Luzan Sport. Ky vendim erdhi pas shkarkimit të Peter Zeidlr, për shkak të rezultateve larg pritshmërive.

Vendimi i klubit të Superligës zvicerane erdhi në moment mjaft të vështirë. Luzana deri tani është parë duke luftuar për mbijetesën.

Basha është një emër i njohur, pasi largohej nga moshat e Zvicrës për të përfaqësuar Shqipërinë. Me fanellën kuqezi luajti edhe në Europianin 2016.

 

“Për të përfunduar sezonin, skuadra e parë do të drejtohet nga një dyshe e përbërë nga Markus Neumayr dhe Migjen Basha, të dy anëtarë të stafit të trajnerëve të skuadrës së parë.