“25 vite garanci”/ “Arlis” e hedh përgjegjësinë për fasadën e djegur të pallatit tek prodhuesi i huaj –

Pamjet e publikuara ditën e djeshme me pallatin në zonën e Farmacisë 10 të përpirë nga flakët, ishin apokaliptike.

E gjithë fasada ishte e përfshirë nga flakët ndërkohë që 30 apartamente janë shkrumbuar totalisht si pasojë e asaj që ndodhi dje.

Kjo eshte  kontratën e nënshkruar mes kompanisë “ARLIS-NDERTIM” shpk dhe “Rockn Works”.

Në kontratë specifikohet se punimet e fasadës janë kryer nga “ARLIS NDËRTIM”, që mesa duket nuk ka respektuar kushtet e paracaktuara.

 

Kjo pasi në pikën 5.22 të kontratës specifikohet se materiali i panelit që do të përdoret për fasadën do të ishte anti-zjarr.

 

“Rockn Works” jepte 25 vite garanci për cilësinë e bojës së panelit.

Ndërkohë ditën e sotme kompania “Arlis Ndërtim” ka reaguar përmes një deklarate duke shprehur solidaritet me banorët e prekur dhe duke garantuar rikthimin e plotë të objektit në gjendjen fillestare.

Në deklaratë, kompania thekson se objekti është ndërtuar në përputhje të plotë me lejen e ndërtimit dhe standardet ligjore në fuqi, pa asnjë shtesë të paautorizuar, ndërsa punimet janë kontrolluar dhe certifikuar nga organet kompetente.

Megjithate u pa qarte se pallati nuk kishte shkalle emergjence.

Gjithashtu, bëhet me dije se për objektin janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore që prej vitit 2021, përfshirë kolaudimin dhe dorëzimin e rregullt tek banorët.
Në përfundim, “Arlis Ndërtim” siguron se do të ndjekë me prioritet çdo hap për rikthimin sa më të shpejtë të kushteve normale të jetesës për banorët e dëmtuar.

gijotina.com/