Ndiqeni LIVE/ Situatë e rëndë edhe pas 3 orësh në pallatin e përfshirë nga zjarri

Dëmet e shkaktuara nga zjarri që përfshiu një pallat 12-katësh pranë QSUT-së në Tiranë janë të konsiderueshme.

Edhe pas rreth 3 orësh, banorët janë në ankth e panik për shkak të situatës së rëndë.

Dyshohet se zjarri nisi në katet e para dhe më pas situata u agravua menjëherë. 7 persona u transportuan në spital, 4 qytetarë dhe 3 zjarrfikës të prekur nga asfiksia.

Ndërhyrja e punonjësve të zjarrfikëse bëri të mundur shpëtimin e dy grave, të cilat ishin bllokuan në pallat.

Në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse u angazhuar edhe dy helikopterë të cilët ndërhynë nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Shefi i zjarrfikësve të Tiranës, Arben Cara në një komunikim për mediat pas njoftimit të situatës u angazhuar zjarrfikës nga Tirana, dy helikopterë, efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë. /LAPSI.al

The post Ndiqeni LIVE/ Situatë e rëndë edhe pas 3 orësh në pallatin e përfshirë nga zjarri appeared first on Lapsi.al.