Detaje të reja nga zjarri në Tiranë/ Flakët janë ende aktive, 8 persona në spital

Vijojnë për rreth 3 orësh të jenë aktive flakët në kompleksin e pallateve pranë QSUT-së në kryeqytet. Zjarri ka shkrumbuar një pjesë të madhe të fasadës së veshur me material polisteroli.

Zjarrfikësit kanë arritur të neutralizojnë zjarrin në pjesën e jashtme të godinës, ndërsa tashmë aksioni po vijon në brendësi të saj pasi flakët janë përhapur brenda apartamenteve të banimit.

Siç u raportua dhe më herët në këto banesa kishte edhe qytetarë, ku zjarrfikësit arritën të shpëtoni dhe nxirrini nga ballkonet dy gra pa dëme të mëdha, të cilat më pas u dërguan në spital për ndihmë mjekësorr.

Bëhet me dije se në Urgjencën e QSUT dhe në repartin e Djegie-Plastikës janë dërguar deri më tani 8 persona, mes tyre qytetarë dhe zjarrfikës, të cilët janë asfiksuar nga tymi dhe kanë pësuar djegie.

Nga të lënduarit vetëm 5 prej tyre po qëndrojnë ende në spital, por mund të largohen së shpejti prej tij. /LAPSI.al 

The post Detaje të reja nga zjarri në Tiranë/ Flakët janë ende aktive, 8 persona në spital appeared first on Lapsi.al.