Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni policor i zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë në 3 Call Centera. Sipas të dhënave paraprake, janë vendosur 9 masa sigurie në kuadër të hetimeve.
Aksioni po udhëhiqet nga prokurorja e Tiranës, Rovena Bozo.
Dyshohet se nga këto struktura janë mashtruar shtetas nga disa vende, përfshirë Austri, Itali, Spanjë, Greqi, Kanada dhe SHBA, përmes skemave të ndryshme telefonike.
Po ashtu, janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal.
Dy nga ambientet e kontrolluara ndodhen në “Millennium Business Center”, në Rrugën e Kavajës. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht skemën dhe rolin e secilit të përfshirë në këtë aktivitet.
gijotina.com/
The post Operacioni në 3 call centerat, sekuestrohen 1 mln euro, 9 masa sigurie dhe 4 të ndaluar appeared first on GIJOTINA.