Specialistët e qarkullimit rrugor, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. B., 33 vjeç, dhe E. N., 28 vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrollit, u konstatua se shtetasi E. B., drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasi E. N., ndodhej si pasagjer.
Në vijim të kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe dhjetëra paketa cigare.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të vjedhjes së një marketi, në lagjen nr. 17, në Durrës.
The post Me drogë dhe paketa cigaresh në makinë, dy të arrestuar në Durrës appeared first on Lapsi.al.