Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur gjatë natës në lagjen “ 8 Shkurti” në Fier.
Në tentativë për të vjedhur në një banesë, një 40-vjeçar, i paidentifikuar ende, ka humbur jetën pasi gjysma e trupit i ka ngecur në dritare.
Vëllai i pronarit të banesës, Uan Lule, ka rrëfyer momentet kur u mësua për ngjarjen, teksa ka treguar dhe detaje mbi rastin.
Sipas Nikollaq Lules, pronari i shtëpisë ndodhet prej rreth një muaji në Greqi pranë fëmijëve dhe pritej të kthehej pas festës së Pashkëve. Ndërkohë, banesa mbahej nën kujdes nga një fqinj që shkonte çdo ditë për të ushqyer qenin.
“Isha para dy ditësh dhe nuk pashë asgjë të dyshimtë. Vëllai ka lënë një komshi që kujdeset për shtëpinë. Kur ai ka ardhur sot në mëngjes, ka gjetur një person të varur në dritare dhe ka njoftuar menjëherë policinë dhe vëllain tim. Më pas më lajmëroi edhe mua,” tregoi ai.
Sipas dëshmisë, autori i dyshuar fillimisht ka tentuar të hyjë nga dera, duke thyer xhamin, por pa arritur të futet brenda. Më pas ai është drejtuar te dritarja e banesës, ku dyshohet se ka tentuar të hyjë me forcë, por ka mbetur i bllokuar.
“Duket se ka tentuar të futet nga dritarja, por xhamat janë të vegjël. I kishte ngecur gjysma e trupit dhe nuk dilte dot. Personi që ushqen qenin e ka gjetur në mëngjes në atë gjendje,” u shpreh familjari.
Ai shtoi gjithashtu se nuk jeton në atë banesë dhe kishte shkuar aty pasi u njoftua nga policia, ndërsa dyshon se viktima mund të ketë qenë rreth 35 vjeç.
Autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
The post E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes appeared first on GIJOTINA.