Detaje të reja/ Goditja e 3 call center në Tiranë, sekuestrohen 1 milion euro cash

Kanë dalë detaje të reja lidhur me operacionin e bastisjes së 3 qendrave të Call Center-ave të paligjshëm në Tiranë. Mediat raportojnë se janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash.

Sipas të njëjtave burime thuhet se 7 persona janë lënë në “arrest në burg” ndërsa 2 të tjerë janë lënë me masën “ndalimi i daljes jashtë vendit” dhe “detyrim me paraqitje”.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar edhe kompjuterë dhe pajisje të tjera që shërbenin për veprimtarinë e paligjshme. Ambientet janë zbuluar në 2 qendra në zonën e njohur si “Kopshti Zoologjik” dhe një tjetër te “Rruga e Kavajës”.

Raportohet se hetimi ka nisur rreth 2 vite më parë ku materialet janë referuar nga Austria dhe Gjermania, shtetasit e të cilëve janë mashtruar nga këto call center.

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë hetuar dhe zbuluar përfshirjen e rreth 70 operatorëve. ©LAPSI.al

The post Detaje të reja/ Goditja e 3 call center në Tiranë, sekuestrohen 1 milion euro cash appeared first on Lapsi.al.