Numërohen një e katërta e kutive të votimit në Hungari, ja si duket fitorja e opozitës

Numërimi i votave në zgjedhjet hungareze vazhdon, dhe deri tani janë numëruar afërsisht 21.54% e të gjithë votave, afër një të katërtës së totalit.

Sipas parashikimeve aktuale, Tisza e Magyar pritet të sigurojë 128 vende në parlament, vetëm pak më pak se shumica prej 2/3 që kërkon 133 vende. Partia Fidesz e Orban mbetet me 62 vende, ndërsa Mi Hazank ka arritur 8 vende.

Këto rezultate tregojnë një avantazh në rritje për Tisza, ndërsa numërimi i votave vazhdon dhe mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar të shumicës parlamentare.

gijotina.com/

The post Numërohen një e katërta e kutive të votimit në Hungari, ja si duket fitorja e opozitës appeared first on GIJOTINA.