Rama shfaqet në Lushnje me të pandehurën Balluku, ju flet fermerëve për BE-në

Me të pandehurën Belinda Balluku në krah, gjatë bashkëbisedimit me fermerët e Lushnjës, kryeministri Edi Rama foli për negociatat me Bashkimin Europian, duke mohuar në mënyrë kategorike se ato janë bllokuar.

“Nuk është bllokuar asgjë, e keni dëgjuar ambasadorin? Një pjesë e tyre që i thonë këto, i dinë si janë, por janë të ligj, i përbuzin shqiptarët, mendojnë se u ka mbetur ora te “toka e nxanun” dhe “merrni armët”. Nuk e dinë që shqiptarët janë shumë më përpara sesa gazetarët dhe politikanët dhe nuk e dinë që japin ujë në bisht të lugës. I marrin për budallenj, i trajtojnë për mish për top dhe thonë se u bllokuan; nuk u bllokua gjë, sepse janë negociata dhe ato janë bisedime. Ajo që dua të them është që kjo gjë do të ndodhë shpesh”, tha Rama.

Ndërkohë raporti IBAR nuk është miratuar ende dhe 9 vende raportohet të kenë rezerva të mëdha për progresin e Shqipërisë sidomos pasi Edi Rama u bë gardh kundër drejtësisë për të mbrojtur Belinda Ballukun.

The post Rama shfaqet në Lushnje me të pandehurën Balluku, ju flet fermerëve për BE-në appeared first on Lapsi.al.