Policia ka arrestuar ditën e sotme një 62-vjeçar, pasi ka ndezuar një zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në gjithë masivin e mbrojtur. Ngjarja u raportua në fshatin Bulcesh, pranë Liqeni i Bovillës. Sipas policisë, pas veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit me iniciale M. I. Nga hetimet paraprake rezulton se ai dyshohet të ketë ndezur zjarrin në një zonë që bën pjesë në territoret e mbrojtura natyrore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme dhe mbi të rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
The post Ndezi zjarr në Dajt duke rrezikuar masivin pyjor, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.