Bisedimet për negociata në Islamabad/ Trump: Nuk e kam idenë se si po zhvillohen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se kanë nisur bisedimet mes SHBA-së, Iranit dhe Pakistanit, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për zgjidhjen e konfliktit. Ai, megjithatë, ka theksuar se mbetet e paqartë nëse këto kontakte do të prodhojnë një rezultat pozitiv. Në një intervistë telefonike për News Nation, Trump deklaroi se komunikimet tashmë janë në zhvillim, por shprehu skepticizëm për ecurinë e negociatave. I pyetur mbi pritshmëritë e tij, ai u përgjigj shkurt: “Nuk e kam idenë”.

Në të njëjtën linjë, presidenti amerikan shtoi se së shpejti do të vlerësojë nëse Teherani po i qaset procesit me sinqeritet dhe gatishmëri reale për t’i dhënë fund konfliktit. Sipas tij, do të jetë thelbësore të kuptohet nëse Irani po vepron në mirëbesim gjatë këtyre përpjekjeve. Ndërkohë, mediat raportojnë se bisedimet po zhvillohen në Islamabad, me ndërmjetësimin e Pakistan, dhe konsiderohen ndër kontaktet më të rëndësishme diplomatike të viteve të fundit mes palëve, me synim shndërrimin e armëpushimit të brishtë në një marrëveshje afatgjatë për stabilizimin e rajonit.

The post Bisedimet për negociata në Islamabad/ Trump: Nuk e kam idenë se si po zhvillohen appeared first on Lapsi.al.