Aksident rrugor në aksin Vlorë–Himarë, plagoset 26-vjeçari

Një 26-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Vlorë–Himarë, në zonën e Llamanit. I riu, që drejtonte një motomjet, është përplasur me një automjet tip “Porsche”.

Pas përplasjes, ai është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

The post Aksident rrugor në aksin Vlorë–Himarë, plagoset 26-vjeçari appeared first on Lapsi.al.