Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen katër persona dhe mes tyre një 14 vjeçar –

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Gjorm, në aksin e njohur si rruga e Lumit të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur jashtë saj. Si pasojë e aksidentit dyshohet se kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre edhe dy fëmijë nën moshën 14 vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet mjekësore, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.