Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap duke transportuar me furgon veshje kontrabandë me vlerë 45 mijë euro. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Wrong way”, u arrestua shtetasi R.K nga Korça, ndërsa uniformat blu thonë se ai u kap në aksin rrugor Elbasan-Tiranë duke transportuar me furgon, 19 paketime (thasë) me veshje të imitimeve të markave të ndryshme, pa dokumentacion shoqërues. Blutë e kryeqytetit thonë se vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Njoftimi i policise
Transportonte me furgon, veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 45 000 euro, kapet në flagrancë në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë” dhe arrestohet 26-vjeçari.
Sekuestrohen veshjet dhe furgoni.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Wrong way”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi R. K., 26 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, duke transportuar me furgon, 19 paketime (thasë) me veshje të imitimeve të markave të ndryshme, pa dokumentacion shoqërues.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
The post Transportonte mallra kontrabandë me vlerë 45 mijë euro, në pranga 26-vjeçari appeared first on Lapsi.al.