Korça është shndërruar në epiqendrën e festimeve të Pashkëve, ku mijëra qytetarë dhe turistë,këtë të premte janë bërë pjesë e një prej riteve më të rëndësishme të besimit ortodoks, kalimit nën epitaf.
Procesioni është udhëhequr nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastasi, ndërsa besimtarët kanë përkujtuar të Premten e Madhe, ose siç njihet ndryshe “E Premtja e Zezë”, një ditë që simbolizon sakrificën dhe kryqëzimin e Jezu Krishtit.
Ndërkohë festimet në Korçë përmbyllen ditën e dielë me drekën tradicionale, një moment i rëndësishëm për familjet korçare dhe jo vetëm të cilat festojnë së bashku këtë ditë të shenjtë.