SPAK kontrolle në burgun e Durrësit! Prokurorët futen në qelitë e Veliajt dhe Beqajt

Prokurorët e SPAK kanë zhvilluar një aksion kontrolli në ambientet e burgut të Durrësit, në kuadër të goditjes së sendeve të ndaluara brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Burime bëjnë me dije se kontrollet janë përqendruar në disa qeli, përfshirë edhe atë ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjithashtu, verifikime janë kryer edhe në qelinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Nuk dihet ende nëse gjatë kontrolleve janë konstatuar sende të paligjshme.

The post SPAK kontrolle në burgun e Durrësit! Prokurorët futen në qelitë e Veliajt dhe Beqajt appeared first on Lapsi.al.