Opozita i kërkon Kuvendit të shqyrtojë propozimin për uljen e çmimit të naftës

Partia Demokratike i ka kërkuar Kuvendit shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të propozimit për uljen e çmimit të naftës, duke kërkuar përfshirjen e tij në seancën e 16 prillit.

Opozita synon aplikimin e një akcize të ndryshueshme, ku e gjithë TVSH-ja shtesë nga rritja e çmimit të shërbejë automatikisht për zbutjen e kësaj takse.

Sipas llogaritjeve të tyre, ky mekanizëm do të garantonte që vlera e karburantit të mos kalonte pragun prej 180 lekësh për litër. Kjo nismë prezantohet si një masë emergjente për të mbrojtur buxhetin e qytetarëve nga pasojat e rënda ekonomike të krizës aktuale.

The post Opozita i kërkon Kuvendit të shqyrtojë propozimin për uljen e çmimit të naftës appeared first on Lapsi.al.