Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq –

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi me fitoren 0-2 të madrilenëve. Katalanasit u treguan kërkues, por jo mjaftueshëm konkretë në fazën sulmuese, duke pësuar humbjen e parë pas 10 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet (8 fitore, 1 barazim).

Fitorja e rëndësishme për skuadrën e Simeones, ishte gjithashtu e para në Camp Nou që nga viti 2006, duke i vendosur ata në një pozicion shumë të favorshëm përpara ndeshjes së kthimit.

Tani, Atletiko ka mundësinë të mbyllë kualifikimin në shtëpi dhe të realizojë një arritje unike: tre fitore ndaj Barcelonës në çerekfinalet e Champions League.

 BARCELONA – ATLETIKO MADRID 0-2

70′ GOOOOL ATLETIKO 0-2/ Shtangen sërish katalanasit, Sorloth tund rrjetën e Joan Garsias.(VIDEO) 

45′ GOOOL ATLETIKO 0-1/ Spektakolar Julian Alvarez që realizon eurogol nga goditja e dënimit, duke shtangur tifozët e pranishëm në “Camp Nou”.(VIDEO) 

44′ Barcelona mbetet me 10 lojtarë, Kubarsi fillimisht ndëshkohet me karton të verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari ndryshon vendimin dhe përjashton me të kuq mbrojtësin e skuadrës katalanase (VIDEO) 

gijotina.com/