Aksident në Elbasan, makina bie përmbys

Një aksident ka ndodhur pranë lagjes ‘Skënderbej’ në Elbasan ku një makinë ka përfunduar në përroin e Zaranikës.

Makina ka rënë përmbys. Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

The post Aksident në Elbasan, makina bie përmbys appeared first on Lapsi.al.