Trump: Jemi në negociata “të nxehta” për Iranin

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë në “negociata të nxehta” për luftën me Iranin, duke refuzuar të jepte detaje mbi bisedimet.

“Nuk mund t’ju ​​them me siguri, sepse tani për tani jemi në negociata të nxehta”, – tha Trump për Fox News në një intervistë të shkurtër telefonike kur u pyet se si ndihet për bisedimet.

Trump tha se do të informohej plotësisht mbi armëpushimin dyjavor të propozuar nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, për të cilin Shtëpia e Bardhë i tha CNN më herët të martën se “do të ketë një përgjigje”.

“Mund ta them këtë, se e njoh shumë mirë. Ai është një njeri shumë i respektuar, kudo”, tha Trump për Fox. Pas disa orësh skadon afati i vendosur nga Trump që Irani të pranojë një marrëveshje ndryshe ai ka paralajëmruar sulme masive. /LAPSI.al

The post Trump: Jemi në negociata “të nxehta” për Iranin appeared first on Lapsi.al.