“Hapeni atë dreq (Fucking) Ngushtice” Trump shpërthen me mllef ndaj Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi sërish të dielën se do të godasë infrastrukturën civile të Iranit nëse ky vend nuk lëviz për të hapur Ngushticën e Hormuzit, duke ngritur shqetësimin se SHBA mund të kryejë veprime që konsiderohen krime lufte.

“Të martën do të jetë Dita e Centraleve Elektrike dhe Dita e Impiantëve, të gjitha bashkë në Iran,” shkroi ai në rrjetin Truth Social. “Nuk do të ketë asgjë si kjo!!! Hapeni dreqin (FUCKING) Ngushticën, ju të çmendur, përndryshe do të jetoni në ferr – VETËM PRISNI!”

Ai shtoi: “Lëvduar qoftë Allahu”.

Trump bëri një kërcënim të ngjashëm edhe të enjten, duke përsëritur një zotim të mëparshëm për të goditur “centralet e prodhimit të energjisë elektrike, puset e naftës dhe ishullin Kharg”, një zonë e vogël përmes së cilës kalon pothuajse i gjithë eksporti i naftës së Iranit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se sulme të tilla mund të përbëjnë krime lufte, pasi e drejta ndërkombëtare përgjithësisht ndalon sulmet ndaj infrastrukturës civile, si centralet elektrike apo impiantet e përpunimit për ujë të pijshëm.

E pyetur për këto kërcënime të hënën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt deklaroi se SHBA “do të veprojë gjithmonë brenda kufijve të ligjit”.

Përshkallëzimi i fundit në retorikën e Trump vjen vetëm një ditë pasi ai i dha Iranit 48 orë kohë për të rihapur Ngushticën, përndryshe do të përballej me “gjithë ferrin”, ndërsa zyrtarët iranianë kanë kërcënuar se do të godasin infrastrukturën amerikane në Lindjen e Mesme si kundërpërgjigje.

The post “Hapeni atë dreq (Fucking) Ngushtice” Trump shpërthen me mllef ndaj Iranit appeared first on Lapsi.al.