Nuk shkrepi në “play off” të Botërorit, Asllani bën supergol në Gjermani (VIDEO) –

Fisnik Asllani ka shënuar një supergol sot me Hofenheimin. Ishte minuta e 23-të e ndeshjes me Mainzin, kur sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës riktheu baraspeshën.

Asllani është në radarin e Barcelonës, ndërsa numëron 9 gola dhe 5 asistime në Bundesligë. Hofenheimi ndërkohë kërkon pjesëmarrjen në Champions për edicionin e ardhshëm.

Sulmuesi shqiptar u rikthye pas zhgënjimit në finalen e “play off” për Botërorin. ku Kosova u mposht nga Turqia, ndërsa Asllani krijoi dy raste të mira për gol.

Goli i Fisnik Asllanit: (VIDEO)

gijotina.com/