Mijëra persona u mblodhën në Tel Aviv për të protestuar kundër luftës, duke kërkuar ndalimin e operacioneve ushtarake, veçanërisht ndaj Iranit, Libanit dhe Gazës.
Tubimi u ndërpre nga policia pak minuta pas nisjes, pasi leja ishte dhënë vetëm për 150 pjesëmarrës për arsye sigurie. Disa protestues u shpërndanë, ndërsa të tjerë vazhduan protestën ulur në tokë.
Një protestuese 62-vjeçare theksoi se kundërshton luftën për të sfiduar arsyet që, sipas saj, përdoren nga qeveria për të justifikuar konfliktin.
gijotina.com/
The post “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe appeared first on GIJOTINA.