Italia nuk është (edhe një herë) në Botëror. Një dështim sportiv dhe strukturor epokal që ka prodhuar tashmë efektet e para konkrete me dorëheqjen e drejtuesve të federatës, me presidentin Gabriele Gravina që pranoi “ftesën” e ministrit të sportit Andrea Abodi. Një tjetër lëkundje ka ndodhur tashmë: Gennaro Gattuso ka dhënë dorëheqjen me konsensus si trajner i Italisë e Gianluigi Buffon ka lënë rolin e tij si Shef Delegacioni i kombëtares së Italisë.
Por përtej aspektit sportiv, ajo që ndodhi në Zenica kundër Bosnje-Hercegovinës përfaqëson një “vit zero” për rindërtimin e sistemit. Në të njëjtën kohë duhet theksuar edhe ndikimi gjigant ekonomik negativ që kjo mungesë në Botëror ka prodhuar dhe do të prodhojë për federatën dhe për gjithë vendin. Vlerësimi: mbi 1 miliard euro.
“Gropa” ekonomike në FIGC
Vetëm për federatën dëmi i menjëhershëm vlerësohet rreth 30 milionë euro:
10.5 milionë euro nga mungesa e shpërblimeve të FIFA-s
9.5 milionë euro penalitet nga kontrata me Adidas për mungesën në Botëror
10 milionë euro nga mungesa e merchandising-ut dhe sponsorëve të rinj
Rënia në reklamë, marketing dhe baste
Nëse shikojmë më gjerë, ndikimi ekonomik bëhet shumë më i madh:
100 milionë euro nga reklama, marketing dhe merchandising i humbur
deri në 600 milionë euro nga mungesa e qarkullimit në bastet sportive
Totali: rreth 700 milionë euro ndikim në tregun e marketingut dhe reklamave.
Efekti në ekonominë e gjithë vendit
Analiza më të gjera tregojnë se mungesa e Italisë në Botëror do të ndikojë edhe në ekonominë kombëtare me rreth 500 milionë euro humbje, për shkak të uljes së konsumit në sektorë si:
restorantet
turizmi
dhe dobësimi i “brandit” Itali në nivel ndërkombëtar.
Në përfundim, dy penalltitë e humbura nga Francesco Pio Esposito dhe Bryan Cristante që vulosën eliminimin e Italisë nga Botërori për herë të tretë radhazi kanë pasoja shkatërruese edhe në aspektin ekonomik. Përtej rindërtimit sportiv të sistemit, lamtumira me Botërorin i kushton Italisë shumë shtrenjtë: më shumë se 1 miliard euro.
The post Sa i kushton Italisë mbetja jashtë Botërorit: krizë ekonomike prej 1 miliard eurosh appeared first on Lapsi.al.