Arrestohet në Divjakë 33-vjeçari, i dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Divjakë, pasi ishte dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Bëhet fjalë për shtetasin D. S., banues në fshatin Çermë Sektor, i cili u lokalizua dhe u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në bazë të informacioneve operative.

Sipas policisë, ai ishte dënuar nga Gjykata e Korçës dhe i kishin mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 4 ditë burg. Veprimet e mëtejshme procedurale janë kryer nga Komisariati i Policisë Pogradec.

The post Arrestohet në Divjakë 33-vjeçari, i dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje appeared first on Lapsi.al.