Rreth 10 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar në Shkodër në kuadër të një operacioni të koduar “Kosani”. Policia thotë se në pranga ka vënë një 41-vjeçar.
arrestimi shkoder 10 kg droge.
Në njoftimin zyrtar, theksohet se lënda narkotike e llojit kanabis u gjet në banesën e vjetër të 41-vjeçarit A.Sh, brenda një qeseje.
Po ashtu, policia sekuestroi edhe një automjet me targa të huaja si edhe dy motobarka, me të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i përdorte për të trafikuar lëndën narkotike.
Policia thotë se po vijon hetimet e mëtejshme për këtë rast.
Njoftimi i policise:
DVP Shkodër/Punë operacionale dhe hetime me metoda proaktive, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni i koduar “Kosani”.
Sekuestrohen rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka.
Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Si rezulat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, u finalizua operacioni i koduar “Kosani”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:
-A. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Aliaj.
Gjatë kontrollit në banesën e vjetër të këtij shtetasi, u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë rreth 10 kilogramë, e cila u sekustrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka që dyshohet se ky shtetas do t’i përdorte për trafikimin e lëndës narkotike.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.
The post Iu gjetën në banesën e vjetër 10 kg kanabis, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër appeared first on Lapsi.al.