U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e burgut të Durrësit

Gjykata e Durrësit ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtorin e IEVP-së, Indrit Cerloj, i dyshuar për shpërdorim detyre në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Xhevdet Lika, i cili ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj u arrestua më 16 janar të këtij viti pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci, mesditën e 13 janarit nga spitali i këtij qyteti, ku kishte shkuar për të kryer disa vizita mjekësore.

Altin Ndoci, ishte pjesë e grupit kriminal të Çopjave, të Elbasanit. Ai akuzohet nga SPAK për 4 vrasje në Durrës, përfshirë edhe ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia.

 

The post U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e burgut të Durrësit appeared first on GIJOTINA.