Shqipëria të mbrojë sovranitetin në epokën digjitale –

E Ngarkuara me Punë në Shqipëri, Nancy VanHorn, mori pjesë në një aktivitet që shfaqte teknologjinë amerikane.

Ajo u shpreh se siguria kibernetike është themelore dhe ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit në epokën digjitale.

“Ndërsa Shqipëria digjitalizohet – nga shërbimet qeveritare te bankat dhe rrjetet energjetike – siguria kibernetike nuk është zgjedhje. Është themelore. Ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit në epokën digjitale”, tha VanHorn.

Kujtojme se grupi i hackerave ye Iranit “Homeland Justice” ka njoftuar se ka kryer një sulm kiberbetik në drejtim të sistemeve të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme në Shqipëri.

Ka qenë vetë grupi i hackerave që ka njoftuar sulmin në fjalë, në rrjetet sociale, ndërsa pretendon se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe te prokuroria dhe se ka siguruar të dhëna dhe dokumente që, sipas tyre, lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve të drejtësisë. Deri në këto momente, nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare mbi përmasat e sulmit apo nëse të dhëna sensitive janë komprometuar.

Institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike pritet të verifikojnë autenticitetin e pretendimeve dhe të vlerësojnë ndikimin e mundshëm.

gijotina.com/