Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson –

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot dy dekrete për ndryshime në drejtimin e Forcës Ajrore.

Kreu i shtetit ka vendosur lirimin nga detyra të Gjeneral Major Ferdinant Dimo si Komandant i Forcës Ajrore.

Ndërkohë, ka emëruar në këtë detyrë Gjeneral Brigade Edmond Voci, i cili do të marrë drejtimin e Forcës Ajrore.