Shqipëria u mund 2-1 nga Polonia, duke i dhënë fund ëndrrës për kualifikimin në Botëror.
“Si do e vlerësoje rrugëtimin e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit? Rrugëtimi ka qenë shumë i mirë dhe pozitiv. Jeta është e shpejt, mendohet vetëm e tashmja dhe është humbja me Poloninë, që e prish pak bukurinë të asaj që kemi bërë në 2-3 vitet e fundit. Jo vetëm të kualifikimit. Prapë jemi pozitivë. Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por duhet ta ndryshojmë dhe ta kthejmë në forcë dhe me pozitivitet, për të ardhmen e kombëtares shqiptare.
Malinovski? Vlerësimi është shumë lart, kemi kaluar disa vite shumë pozitive tek Atalanta. E vlerësoj si lojtar dhe si djal akoma më shumë. Besoj dhe tek Ukraina është lojtar kyç. Gjëja më e fortë e Malinovskit është gjuajtja nga distanca. Duhet me qenë afër në mbrojtje dhe mos ta lejojmë të godasë portën, shpesh e ka gjuajtje të jashtëzakonshme dhe shumë të fortë”.
gijotina.com/
The post Gjimshiti: Të mërzitur nga skualifikimi, por duhet ta kthejmë në forcë appeared first on GIJOTINA.