Kombëtarja përgatitet për miqësoren me Ukrainën, dëmtohet Muçi, Asani mungon në stërvitje

Kombëtarja shqiptare ke zhvilluar seancën e radhës stërvitore në qendrën sportive Parador de El Saler të Valencias për ndeshjen miqësore me Ukrainën, me kuqezinjtë që janë stërvitur për rreth 1 orë me intensitet të plotë.

Trajneri Sylvinho dhe stafi teknik i kanë angazhuar lojtarët në ushtrime fizike fillimisht, teksa më tej stërvitja është fokusuar në ushtrime me topin dhe ndeshje kontrolli.

Lajmi i keq i kësaj dite për kombëtaren është dëmtimi i Muçit i cili nuk mori pjesë në seancën stërvitore të kësaj të diele. Futbollisti kuqezi ditën e shtunë ndjeu një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë dhe për këtë arsye, ai iu nënshtrua një rezonance magnetike, e cila evidentoi një edemë në nivelin e muskulit, që kërkon disa ditë pushim për shërim të plotë e si pasojë ai nuk mund të rikuperohet në kohë plotësisht për ndeshjen ndaj Ukrainës.

The post Kombëtarja përgatitet për miqësoren me Ukrainën, dëmtohet Muçi, Asani mungon në stërvitje appeared first on GIJOTINA.