Korçë/ Konflikt mes disa personash në një pikë servisi, plagoset njëri prej tyre –

Një konflikt mes katër personave ka përfunduar me përdorimin e thikës në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë servisi në lagjen nr.10.

Njëri prej tyre është dëmtuar dhe u dërgua me ambulancë në spital, mësohet se edhe të tjerët kanë dëmtime por nuk dihen ende rrethanat.

I plagosuri është identifikuar si Renaldo Xhixho. Mësohet se ai është pronar i një servisi për shërbim tapicerie në lagjen 10. Disa persona të tjerë i kanë shkuar pranë servisit dhe aty janë konfliktuar dhe më pas ka mbetur i plagosur.

Shkaku mund të lidhet me pakënaqësi të klientëve ndaj punës së bërë nga Xhixho, por mbetet për t’u zbardhur pas deklaratave të personave të përfshirë në ngjarje.