Një shqiptar 30-vjeçar është arrestuar përsëri nga karabinierët në Itali, pasi ka sfiduar drejtësinë.
Ai ishte në arrest shtëpiak me një byzylyk elektronik, por pavarësisht masave kufizuese, vazhdoi biznesin e tij rrugëve të Silea-s.
I riu sipas autoriteteve, njihet për precedentët penalë.
Karabinierët e stacionit lokal kryen kontrollin e zakonshëm dhe me të mbërritur gjetën një grua 44-vjeçare, banuese në zonën e Trevisos, në shtëpinë e tij gjatë aksionit të arrestimit të parë.
Në atë moment, gruaja u kontrollua gjithashtu, pasi mbante një sasi të madhe narkotikësh në çantën e saj: gati 60 gramë kokainë, 22 gramë hashash dhe 7.5 gramë heroinë.
Oficerët përcaktuan se droga sapo i ishte dhënë gruas nga i dënuari për krime të rënda.
Prandaj, shqiptari u arrestua dhe më pas u vu në arrest shtëpiak për të vuajtur dënimin e tij. Gruaja u la në paraburgim.
Por shqiptari nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka thyer arrestin për t’iu rikthyer aktivitetit ilegal dy ditë më parë.
The post Shqiptari thyen arrestin shtëpiak dhe del rrugëve të qytetit për të trafikuar kokainë appeared first on Lapsi.al.