Botërori 2026 / Shqipëria nuk ia del: Polonia e përmbys dhe siguron finalen

Shqipëria është mposhtur 2-1 nga Polonia në transfertën e Varshavës, në gjysmëfinalen e play-off-it për Kupën e Botës 2026, duke i dhënë fund rrugëtimit drejt Botërorit.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Arbër Hoxha në minutën e 41-të, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi dhe duke dhënë sinjale pozitive për një kualifikim të mundshëm.

Megjithatë, në pjesën e dytë vendasit reaguan fuqishëm. Robert Lewandowski barazoi shifrat në minutën e 63-të, ndërsa Piotr Zieliński realizoi golin e përmbysjes në minutën e 73-të, duke vulosur fitoren e Polonisë.

Me këtë humbje, Shqipëria i jep fund ëndrrës për Botërorin, ndërsa më 31 mars do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Ukraina. Nga ana tjetër, Polonia siguron finalen e play-off-it, ku do të përballet me Suedia për një vend në Botëror.

The post Botërori 2026 / Shqipëria nuk ia del: Polonia e përmbys dhe siguron finalen appeared first on Lapsi.al.