45 minuta që japin shpresë! Hoxha tund rrjetën, Shqipëria në avantazh 1-0 në Poloni

Kombëtarja kuqezi hyn në dhomat e zhveshjes me avantazhin 1-0 ndaj Polonisë në Varshavë. Kuqezinjtë kanë hedhur një hap të rëndësishëm në këtë përballje të vlefshme për play-off-et e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Vendimtar për ekipin e Shqipëria ishte Arbër Hoxha, i cili në minutën e 44-të shfrytëzoi një gabim në prapavijën polake. Një top i gjatë vuri në vështirësi mbrojtësin kundërshtar, ndërsa Hoxha përfitoi maksimalisht, shmangu portierin dhe dërgoi topin në rrjetë.

Goli i shënuar pak para fundit të pjesës së parë i jep epërsi të merituar kuqezinjve, të cilët po zhvillojnë një paraqitje solide në transfertë.

Pas 45 minutave të para në Varshavë, Shqipëria kryeson 1-0 ndaj Polonisë, duke mbajtur gjallë shpresat për një rezultat pozitiv në këtë sfidë vendimtare drejt Botërorit 2026.

 

The post 45 minuta që japin shpresë! Hoxha tund rrjetën, Shqipëria në avantazh 1-0 në Poloni appeared first on Lapsi.al.