PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë gjetur dakordësi këtë të mërkurë në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale.

Gjatë mbledhjes së sotme bashkarisht të dyja palët kanë miratuar kalendarin e dëgjesave.

Bashkëkryetarët thanë se dëgjesat do të nisin në 3 prill.

Gjatë muajve prill dhe maj do të vijojnë dëgjesat në Kuvend si dhe në terren me kryetarët e bashkive.

Ndërkohë që pas debtave të anëtarëve të komisionit është caktuar edhe lista e ekspertëve të këtij komisioni.

Emrat e përzgjedhur do të merren me territorin dhe qeverisjen dhe do të japin propozimet e tyre në lidhje me të çfarë ka prioritete ky komision.

Ndërkohë në listë ka edhe specialistë të financave.

Lista e plotë:

 

The post PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave appeared first on GIJOTINA.