Rama takohet me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në Vilën 30, u bashkohet edhe Toni Gogu

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim në Vilën 30 me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Takimi nisi në orën 09:00, ndërsa në orën 10:15 në të njëjtat ambiente mbërriti edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu. Detaje të tjera nga takimi nuk janë bërë ende të ditura.

Ky takim vjen dy ditë pas protestës së opozitës ndërsa sot po zhvillohet gjithashtu faza e intervistave për kandidatë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Komisioni i krijuar në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga zv/ministrja Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, ka vlerësuar dosjet e kandidatëve.

Për këtë post kanë aplikuar 16 kandidatë, përfshirë dy gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit: Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, të cilat u skualifikuan pas verifikimit paraprak.

 

The post Rama takohet me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari në Vilën 30, u bashkohet edhe Toni Gogu appeared first on GIJOTINA.