GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt, pasuritë e sekuestruara të bosit të lojërave të fatit mbesin të “izoluara”

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës te të zhdukurit Ervis Martinaj dhe familjarëve të tjerë, për të hequr sekuestron e pasurive të sekuestruara më parë.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se GJKKO e ka rrëzuar këtë kërkesë duke lënë në fuqi sekuestron ndaj pronave të Martinajt dhe familjarëve të tij.