Pas Ministrisë së Brendshme, protestuesit marshojnë drejt selisë së PS

Pas Ministrisë së Brendshme, protestuesit i janë drejtuar selisë së PS. Me thirrje “Parti e krimit!”, dhe “O Edvin, o legen priten Salën se po vjen”, protestuesit kanë tentuar që të futen në rrugicën që të çon drejt selisë, por janë penguar nga Policia.

Ata kanë hedhur molotovë në rrugicës drejt Bankës së Shqipërisë dhe selisë së PS.

Ndërkohë, policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Sikurse ishte paralajmëruar prej ditësh, pasditen e kësaj të diele, Partia Demokratike zhvillon protestën e saj kombëtare të radhës para Kryeministrisë.

Kreu i PD, Sali Berisha mbërriti pak para orës 18:00 në selinë blu, i veshur sportiv.  Tubimi i sotëm nuk kishte fjalime, pasi në shesh mungonte podiumi.

Si gjithmonë para protestave të thirrura nga opozita, Kryeministria është rrethuar gardhe të hekurt ndërsa policia sot ka njoftuar rrugët të cilat do të bllokohen gjatë protestës.

gijotina.com/

The post Pas Ministrisë së Brendshme, protestuesit marshojnë drejt selisë së PS appeared first on GIJOTINA.