PS futet në “modalitet zgjedhor”: Asambleja vendos drejtimin për 2027

Pasi bëri ndryshimet në qeveri, Edi Rama ka kthyer sytë nga partia. Të shtunën e 21 marsit kryesocialisti ka njoftuar mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste duke kërkuar riorganizim edhe brenda partisë.

Ky do të jetë një vit zgjedhor për socialistët, të cilët do të riformatojnë strukturat e brendshme që nga baza, kryetarët e organizatave socialiste dhe zgjedhjen e forumeve të reja, proces zgjedhor që pritet të përfundojë më 12 qershor, në 35 vjetorin e krijimit të Partisë socialiste.

Asambleja do të nis punën të shtunën në orën 10:00 në një prej resorteve në bregdet.

gijotina.com/

The post PS futet në “modalitet zgjedhor”: Asambleja vendos drejtimin për 2027 appeared first on GIJOTINA.