“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

Pedagogia Eneida Bozhegu ishte sot pjesë e tryezës së zhvilluar nga ish-deputeti Ervin Salianji me intelektualë në Tiranë.

Ajo u ndal në problematikat sa i përket ekzekutivit dhe ndërhyrjet që po bëhen gjithmonë e më të shpeshtë në pushtete të tjera, siç është gjyqësori. Bozhegu përmendi këtu edhe vendimin e marrë nga Kuvendi për të refuzuar heqjen e imunitetit të ish ministres Belinda Balluku pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.

“Akti i parë në një shtet të së drejtës, dhe më sublimi manifestohet me institutin e dorëheqjen. 82 kukulla të bukura, njëra më e bukur e tjetra, votuan kundër një prej tre pushteteve, gjyqësorit. Pushteti politik iu kundërvu petkut të gjyqtarit dhe shqyrtuan diçka të ardhur nga pushteti paralele”, tha ajo.

Pedagogia ngriti shqetësimin gjithashtu në lidhje me rininë shqiptare dhe aftësinë që ky brez ka për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, për sa kohë që i nënshtrohen premtimeve për një vend pune apo gjëra të ngjashme.

gijotina.com/

The post “Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune appeared first on GIJOTINA.