Pakti Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Apelit të Romës rrëzon marrëveshjen: Bie ndesh me normat për Azilin

Gjykata e Apelit e Romës ka ngritur dyshime rreth legjitimitetit të marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, ku në bazë të saj u ndërtua edhe kampi i refugjatëve në Gjadër.

“Kërkesa për konfirmimin e ndalimit nuk mund të shqyrtohej dhe të merrej një vendim, pasi kjo Gjykatë Apeli ka dyshime mbi ligjshmërinë e dispozitave të Protokollit Itali-Shqipëri dhe të ligjit përkatës të ratifikimit, zbatimi i të cilit kërkohet për shkak të një referimi të fundit, të paraqitur nga kjo Gjykatë Apeli më 5 dhe 17 nëntor të vitit të kaluar pranë Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian”, thuhet në tre vendime të nxjerra në shkurt nga Gjykata e Apelit e Romës.

The post Pakti Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Apelit të Romës rrëzon marrëveshjen: Bie ndesh me normat për Azilin appeared first on GIJOTINA.