Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen –

Kreu i PD Sali Berisha po mban fjalën e tij në protestën para Kuvendit, ku ka deklaruar se votimi kundër heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, shënon fundin politik të kryeministrit Edi Ramës.

Sali Berisha: Keni ardhur këtu në mbrojtje të Kushtetutës, dinjiteti njerëzor, interesave të çdo shqiptari nga një organizatë kriminale që përdor pushtetin e grabitur për të mbuluar krimet. Rama sot shënoi shënoi fundin dhe vetëvrasjen e tij politike. Nuk votoi për Ballukun por për të mbrojtur veten dhe krimet e tij.

Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore

Tek selia e PD kryeministri i u ndal një moment dhe tha se më 22 mars do të bëhet protestë e madhe kombëtare.

gijotina.com/