Lufta/ Ministrja Ibrahimaj njofton se mund të rikthejnë Bordin famoz të Transparencës

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se çmimi i naftës po monitorohet nga një task forcë, e cila do të kontrollojë çdo ditë tregun, me qëllim shmangin e abuzimeve.

Ajo deklaroi se situata nuk është në nivelin e ngritjes së Bordit të Transparencës, por theksoi se do të rikthehet ai “regjim” nëse rritja do të vijojë.

“Diskutuam për situatën ekonomike, për çmimet e karburanteve. Kemi zhvilluar një takim me kompanitë dhe Shoqatën e Hidrokarbureve. Për të ngritur alertin për rritjen e çmimeve javët e fundit, të ndikuar gjatë për luftën. Kemi diskutuar për detyrimin që kanë për rezervat. Jemi duke monitoruara, qoftë çmimet e brisës për naftën, benzinën dhe gazin, qoftë çmimin me të cilin karburanti del nga dogana, me çmimin e tabelave që shkon për tregtim. Gjatë krizës 2022-2023, kur çmimet u rritën, kemi pasur një bord transparence që monitoronte dhe vendoste për çmimet e shitjes. Gjykojmë që situata nuk është në nivelin e ngritjes së bordit, nëse do ketë rritje të mëtejshme do të futemi në atë regjim”, tha Ibrahimaj për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Lexo më tej: Fluturon çmimi i naftës/ Pse shqiptarët e ndjejnë më shumë 

Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve, i ngritur gjatë krizës së vitit 2022, u shoqërua me kundërshtime të mëdha pasi çmimi i naftës arriti nivele rekord. Në atë kohë, qeveria Rama u akuzua nga opozita dhe ekspertë të tregut se bordi nuk po mbronte interesin e qytetarëve për çmime më të ulëta, por po shërbente për të mbrojtur interesat e kompanive të mëdha të naftës.

Tani, në kushtet e rritjes së tensioneve ndërkombëtare dhe të luhatjeve të çmimeve për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, qeveria paralajmëron se ky mekanizëm mund të rikthehet sërish. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Një luftë, tre skenarë dhe një pyetje për ekonominë globale 

The post Lufta/ Ministrja Ibrahimaj njofton se mund të rikthejnë Bordin famoz të Transparencës appeared first on Lapsi.al.