Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar! –

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Ende nuk dihet arsyeja e thirrje së tij në SPAK. Leli është paraqitur në SPAK edhe në vitin 2022, kur drejtonte Bashkinë e Vlorës. Asokohe u raportua se Leli ishte pyetur për një çështje tjetërsimi pronash, si person në dijeni.

Leli ka qëndruar brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme prej më shumë se 1 ore, ndërsa nuk dihet çështja për të cilën është pyetur apo thirrur.

Në komentin e tij të shkurtër për mediat, Leli u shpreh se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.

gijotina.com/